×
Tuesday, October 14, 2025

Turqia rol vendimtar në pengimin e pjesëmarrjes së Netanyahut në samitin e Egjiptit

October 13, 2025


Qeveria turke tha sot se Ankaraja luajti një rol vendimtar në pengimin e pjesëmarrjes së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu sot në samitin e organizuar në Egjipt.

“Me iniciativën e presidentit Recep Tayyip Erdogan, nëpërmjet përpjekjeve diplomatike të Turqisë dhe me mbështetjen e krerëve të tjerë të shteteve dhe qeverive, Netanyahu nuk mori pjesë në takimin në Egjipt”, tha një përfaqësues i qeverisë turke. Netanyahu refuzoi, në minutën e fundit, ftesën për në samitin e liderëve ndërkombëtarë në Egjipt.

Kryeministri Benjamin Netanyahu refuzoi sot ftesën për të marre pjesë në samitin e liderëve ndërkombëtarë në Sharm el-Sheikh, që synon avancimin e planeve të Uashingtonit për Gazën dhe rajonin.

Sulmet ndaj Pixi-t nuk kanë fund edhe pas dorëheqjes/ Serbët “çmenden” me pagën e Stojkoviç, fiton thuajse trefishin e Sylvinhos

Izraeli dhe Egjipti njoftuan sot ftesën e Netanyahut – të bashkëkryesuar nga Trump dhe presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sissi – pasi presidenti i SHBA-së kërkoi pjesëmarrjen e Netanyahut përpara fjalimit të tij në Knesset – dhe ndërsa filloi faza e lirimit të pengjeve e planit të tij të armëpushimit në Gaza.

“Netanyahu e falënderoi presidentin e SHBA-së, Donald Trump për ftesën në Egjipt, por nuk ishte në gjendje të udhëtonte për shkak të kufizimeve kohore – përpara festës hebraike të Simchat Torah – e cila fillon sot gjatë perëndimit të diellit dhe përfundon nesër në mbrëmje”, tha zyra e kryeministrisë.




Comments are closed.