×
Tuesday, October 28, 2025

Trupat ndërkombëtare në Gaza, Izraeli kundër turqve: Ata këtu të mos shkelin

October 28, 2025


Mes diskutimeve lidhur me trupat paqeruajtëse që duhet të garantojnë sigurinë në Rripin e Gazës, si pjesë e planit të paqes për territorin, Izraeli del me pretendimin se duhet të vendosë ai vetë për vendet që duhet të marrin pjesë në këtë nismë, dhe që në fillim, përjashton Turqinë.

“Ne kemi kontroll mbi sigurinë tonë dhe gjithashtu e kemi bërë të qartë që dhe në lidhje me forcat ndërkombëtare Izraeli do të përcaktojë se cilat forca janë të papranueshme për ne”, tha Netanyahu.
Pretendimi i Netahyahut duket se është i pranueshëm edhe për Shtetet e Bashkuara. Sekretari i shtetit Marco Rubio pohoi gjatë vizitës së tij në shtetin hebre se trupa ndërkombëtare duhet të përbëhet nga “vende me të cilat Izraeli është dakord”.

Vetë Amerika e bërë të qartë se nuk do të nisë ushtarë në enklavë, dhe u ka bërë thirrje shteteve arabe dhe atyre myslimane të kontribuojnë me fonde dhe trupa.
Në këtë pikë, mendohet se forca paqeruajtëse mund të përfshijë ushtarë nga Egjipti, Indonezia dhe shtetet arabe të Gjirit Persik, teksa nuk dihet me siguri nëse do të marrin pjesë edhe shtete të tjera.
Rubio nuk pranoi të komentojë se me cilat vende mund të mos jetë dakord Izraeli. Po Netanjahu la kohët kohët e fundit të kuptohet se do ta refuzojë pjesëmarrjen e forcave turke të sigurisë.
Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar doli hapur sakaq kundër pjesëmarrjes së Ankarasë duke thënë se Turqia, e udhëhequr nga Rexhep Tajip Erdogan, ka pasur një qasje armiqësore ndaj Izraelit.
“Për këtë arsye, nuk është e arsyeshme për ne të lejojmë forcat e tyre të armatosura të hyjnë në Rripin e Gazës dhe ne nuk do të pajtohemi me këtë dhe ua thamë miqve tanë amerikanë”, theksoi ai.




Comments are closed.