Trump: Nëse Hamasi nuk respekton paqen do të ketë një fund të hidhur


Shumë aleatë të SHBA-së në Lindjen e Mesme janë të gatshëm të hyjnë në Gaza për të “drejtuar” Hamasin nëse ai vazhdon të veprojë keq, dhe të shkelë marrëveshjen e paqes, por unë i kam ndaluar ata, përfshirë Izraelin, sepse “ka ende shpresë që Hamasi do të bëjë atë që është e drejtë”, shkroi presidenti amerikan Donald Trump në ‘’Truth’’.
“Nëse nuk e bëjnë, fundi i Hamasit do të jetë i shpejtë, i tërbuar dhe brutal”, kërcënoi ai.
Dashuria dhe fryma për Lindjen e Mesme nuk janë parë kurrë në një mijë vjet. Është një gjë e mrekullueshme për t’u parë! U kam thënë këtyre vendeve dhe Izraelit, ‘jo ende!’ Ka ende shpresë që Hamasi do të bëjë atë që është e drejtë. Nëse nuk e bëjnë këtë, fundi i Hamasit do të jetë i shpejtë,’’, shkroi Trump.

‘’Do të doja të falënderoja të gjitha ato vende që kanë bërë thirrje për të ofruar ndihmë’’, shkroi ai.

