Tërmet 6,1 ballë trondit Turqinë Perëndimore
Një tërmet me magnitudë 6.1 ka goditur Turqinë Perëndimore, njoftoi sot në mbrëmje autoriteti i menaxhimit të fatkeqësive “Afad”.
Epiqendra e tërmetit ishte në distriktin Sindirgi, në provincën perëndimore të Balikesirit, bëri të ditur “Afad”.
Fillimisht nuk u raportuan dëme, ndërsa shërbimet e emergjencës ndodhen në terren, shkroi ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya në platformën X.
Tërmeti ndodhi në orën në një thellësi prej 5,99 kilometrash. Dridhjet u ndjenë gjithashtu në qytetet e mëdha Stamboll dhe Izmir.
Në Sindirgi, një tërmet i ngjashëm me magnitudë 6.1 ndodhi në gusht, duke shkaktuar një viktimë.
Më 6 shkurt 2023, tërmete shkatërruese me magnitudë 7,7 dhe 7.6 goditën provincën juglindore të Hatayt.
Sipas shifrave qeveritare, vetëm në Turqi humbën jetën mbi 53 mijë persona, ndërsa mijëra të tjerë u raportuan të vdekur edhe në Sirinë fqinje.







