×
Friday, October 24, 2025

TEL AVIV – Vance: Hamasi do të çarmatoset nga forca ndërkombëtare

October 24, 2025


Zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance deklaroi se një forcë ndërkombëtare sigurie që ende nuk është formuar do të udhëheqë përpjekjet për çarmatosjen e Hamasit, një nga çështjet më të vështira me të cilat përballet një paqe e qëndrueshme në Gaza. 

Vance foli nga Izraeli, duke përfunduar një vizitë që synonte konsolidimin e një armëpushimi të brishtë midis Izraelit dhe Hamasit. 

Në një fjalim për gazetarët, Vance paralajmëroi se ‘’detyra e çarmatosjes së Hamasit – një qëllim që grupi militant e ka kundërshtuar prej kohësh … do të kërkojë kohë dhe do të varet shumë nga përbërja e asaj force”.   




Comments are closed.