“Të shtyhen negociatat post-Brexit për shmangien e rritjes së pasigurive”
Drejtuesja e Fondit Monetar Ndërkombëtar foli për një shtyrje të afatit për negocimin e marrëdhënies post-Brexit të Bashkimit Europian me Britaninë e Madhe duke kërkuar të mos shtohet pasiguria e pazakontë e pandemisë së koronavirusit.
“Shpresoj vërtet që vendimarrësit kudo po mendojnë për reduktimin e pasigurive. Është shumë e vështirë kështu, të provojmë të mos i vështirësojmë edhe më shumë gjërat “, deklaroi drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva në një intervistë për BBC.
Pyetjes nëse ajo do të rekomandojë zgjatjen e afatit për negociatat tregtare euro-britanike, Georgieva u përgjigj se “këshilla e saj do të ishte gjetja e mënyrave për të zvogëluar këtë element të pasigurisë në interes të të gjithëve dhe jo ta vëmë theksin tek një recesion global me përmasa që sjanë parë kurrë në jetën tonë.
Dje, negociatorët e Londrës dhe Brukselit theksuan se bisedimet për marrëdhënien e re mes BE-së dhe Britanisë së Madhe pas Brexit do të rifillojnë më 20 prill për të realizuar progreset reale dhe të prekshme deri në qershor.
Eunews.al