×
Wednesday, October 29, 2025

Targa shqiptare në makinën me raketa Javelin në Ukrainë Fake News, reagon DPSHTRR: Targa është e falsifikuar

July 13, 2022


Ditën e sotme në mediat sociale ka qarkulluar një video ku duket një makinë me targa shqiptare në Ukrainë e cila është e mbushur me raketa Javelin, por që rezulton të jetë Fake News, pasi targa që shfaqet ne video është e falsifikuar.


Video është realizuar në Ukrainë, ndërsa dy persona dallohen teksa takohen në një zonë të paidentifikuar mes pyjeve ku dyshohet se diskutojnë për shitjen e raketave në tregun e zi.


Lidhur me këtë ngjarje ka reagur Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, e cila shkruan në faqen qe ka publikuar videon se targa nuk i përket atij mjeti që shfaqet në video dhe se targa është e falsifikuar.


“Kjo targa nuk i përket këtij modeli automjeti! Targa është e falsifikuar, false. Numri i regjistrimit është i një automjeti aktiv shqiptar, të cilin po e verifikojmë tani. Mund të jetë në cdo vend dhe kudo, çdo automjet shteti apo kujtdo që vepron për të treguar një automjet shqiptar…

Targa “AA 851 EE”, dyshohet se mund të jetë vjedhur në vendin tonë apo të falsifikuara, pasi ato rezultojnë se i përkasin një mjeti tip “Mercedes”, ndërsa në video shfaqen në një “Volksëagen”. Gjithsesi nëse janë targa origjinale, mbetet e paqartë se si kanë arritur të përfundojnë deri në Ukrainë dhe se Rusia përdor disinformimin për të hapur lajme të rreme.


Ekspertët në perëndim kanë ngritur alarmin se grupet kriminale janë përfshirë në trafikun e armëve nga Ukraina kryesisht drejt Azisë dhe Afrikës. Ata shprehen se një tregti e tillë pritet të arrijë kulmin kur konflikti në Ukrainë të jetë drejt përfundimit.
Sipas informacioneve, raketat amerikane Javelin që kushtojnë rreth 175 mijë dollarë, në tregun e zi shiten për rreth 30 mijë dollarë.

Eunews.al




Comments are closed.