×
Friday, May 17, 2024

Strategjia Kombëtare për Migracionin, Balla: Frenim i azilkërkimit, riintegrim në tregun e punës

May 2, 2024


Qeveria miratoi sot Strategjinë Kombëtare për Migracionin 2024-2030 dhe Planin e Veprimit për dy vitet e para 2024 -2016.

Lajmin e bëri të ditur, ministri i Brendshëm Taulant Balla, në një komunikim për mediet pas mbledhjes së qeverisë, ku theksoi se, “në fokusi i kësaj strategjie ndahet në disa drejtime kryesore. Së pari, ka të bëjë me ndalimin e migracionit të paligjshëm të qytetarëve shqiptarë; frenimin e azilkërkimit dhe riintegrimin në tregun e punës dhe në shoqërinë shqiptare të emigrantëve”.

“Synimi ynë është në kuadër të vizionit tonë “Shqipëria 2030″, që të rrisim ofertën për të gjithë vëllezërit e motrat tona që janë në emigracion për t’u rikthyer në Shqipëri. Ndaj ky dokument i rëndësishëm mbart në vetvete gjithë masat për një riintegrim sa më të shpejtë të tyre, në tregun e punës në shoqëri”, tha Balla.

Sipas tij, një aspekt tjetër është edhe menaxhimi i flukseve migratore, pra të atyre që vijnë nga vendet dhe e përdorin Shqipërinë si një vend tranziti, ku vendi ynë duhet të ketë gati të gjithë dokumentacionin me trajtimin e grupeve vulnerabël apo trajtimin e kërkesave për azil.

Balla theksoi se miratimi i kësaj Strategjie është një dokument i miratuar në të gjitha nivelet dhe reflekton të gjitha direktivat e BE-së për këtë çështje.



Comments are closed.