×
Sunday, September 8, 2024

Steinmeier: Vendimtar zbulimi i arsyes së gjendjes së Navalny-t

August 22, 2020


Zbulimi pse Alexei Navalny ka rënë në gjendje kome është vendimtar, tha sot presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, pas mbërritjes së aktivistit të opozitës ruse për trajtim mjekësor në Berlin.

“Shpresoj që të gjithë ata, të cilët mund të kontribuojnë për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, do ta bëjnë këtë”, tha ai gjatë Festivalit të Salzburgut, në Austri.

Presidenti shtoi se i uron shërim të shpejtë dhe plotësisht Navalny-t, në mënyrë që të vazhdojë punën e tij.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments