×
Saturday, February 15, 2025

Spanjë, qeveria dekreton gjendjen e jashtëzakonshme për frenimin e COVID-19

October 9, 2020


Qeveria spanjolle dekretoi sot gjendjen e jashtëzakonshme në rajonin e Madridit në përpjekje për të frenuar rritjen e numrit të rasteve me koronavirus.

Ministri i Shëndetësisë, Salvador Illa, e njoftoi këtë vendim në përfundim të një takimi të jashtëzakonshëm prej dy orësh të Këshillit të Ministrave.  

Një takim i jashtëzakonshëm i Këshillit të Ministrave filloi sot në mesditë për dekretimin e kësaj gjendjeje të jashtëzakonshme, në kuadër të vendosjes së masave kufizuese, të hedhura poshtë një ditë më parë nga Gjykata e Lartë e Drejtësisë, vendim që i befasoi të gjithë.

Që prej 2 tetorit në mbrëmje, një kufizim i pjesshëmi kryeqytetit dhe nëntë lokaliteteve u vendos nga Ministria e Shëndetësisë, pra nga qeveria qendrore, për autoritetet rajonale të Madridit, që nuk i donin këto masa, sepse mendojnë se kjo masë ishte kundërproduktive dhe e dëmshme për ekonominë.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments