×
Thursday, November 13, 2025

“Shqipëria sillet si një vend i BE”, Meloni: Në arenën ndërkombëtare kemi vizion të përbashkët

November 13, 2025


Mbledhja e parë e përbashkët mes qeverive Shqipëri–Itali në Romë u mbyll me shkëmbimin e marrëveshjeve dypalëshe dhe memorandumeve të mirëkuptimit që u nënshkruan.

Pas saj u mbajt edhe konferenca mes dy kryeministrave, Edi Rama dhe Giorgia Meloni.

Shefja e ekzekutivit italian mbajti e para fjalën, ku tha se Shqipëria edhe pse nuk është e anëtarësuar në BE ende, tashmë është një vend anëtar i saj sepse sillet si e tillë në Union.

Gjithashtu Meloni theksoi se partneriteti mes dy vendeve i ka rrënjët e thella në të gjitha fushata dhe partneriteti do të forcohet më tej.

“Italia dhe Shqipëria edhe në arenën ndërkombëtarë kanë një vizion të përbashkët. Shqipëria sillet si një vend i BE. Pas pak ditësh do të hapet kapitulli i fundit për negociata për anëtarësim në BE, një kapitull teknik.

Të hapnim negociatat me marrjen e kryesisë së Italisë, që do të ndodhë në gjashtëmujorin e parë të viti 2026. Vazhdojmë të themi që nuk është zgjerim i Evropës por një ribashkim të saj, Shqipëria është një vend evropian, ajo që na takon ne është ta ndjekim këtë proces sa më serioz dhe të shpejtë”, tha Meloni.




Comments are closed.