×
Saturday, April 18, 2026

Scholz paralajmëron Putinin për rrezikun e përdorimit të armëve kimike

March 23, 2022


Kancelari gjerman Olaf Scholz paralajmëroi personalisht presidentin rus Vladimir Putin për rrezikun e përdorimit të agjentëve kimikë ose biologjikë në luftën në Ukrainë, njoftoi sot zëdhënësi i Scholz, Steffen Hebestreit.

Hebestreit tha se Scholz e kishte paralajmëruar Putinin edhe gjatë një bisede të drejtpërdrejtë.

Scholz ka zhvilluar disa biseda telefonike me Putinin që nga fillimi i luftës në Ukrainë pothuajse një muaj më parë.

Kancelari Scholz bëri thirrje sot në parlament për t’i dhënë fund menjëherë luftës në Ukrainë. “Armët duhet të ndalen, pikërisht tani”, tha ai.

“Putinit duhet të dëgjojë të vërtetën për luftën në Ukrainë”, tha Scholz.

“Dhe kjo e vërtetë është: lufta po shkatërron Ukrainën. Por me luftën, Putini po shkatërron gjithashtu të ardhmen e Rusisë”, shtoi ai.




Comments are closed.