×
Friday, June 19, 2020

Sassoli: Asnjë hap pas, Plani për ringritjen e Bashkimit Europian, propozim ambicioz

June 19, 2020

Plani i Komisionit Europian është një propozim ambicioz për ringritjen e BE-së, që për ne përfaqëson pikën minimale të fillimit dhe ne nuk do të pranojmë asnjë hap pas, deklaroi presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, në një video-konferencë me krerët europianë të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare.

“Ndërhyrja e ndihmës vetëm me kredi do të kishte pasoja asimetrike mbi borxhin e shteteve anëtare individuale dhe do të ishte më e kushtueshme për BE-në në tërësi’’, theksoi ai.

”Tani kemi mundësinë për të riformuluar Europën duke e bërë atë më të drejtë, më të gjelbër dhe më shumë largpamëse”, theksoi Sassoli.

“Përveç përmbushjes së sfidave afatshkurtra, duhet të shikojmë drejt së ardhmes me një vizion strategjik. Nëse nga njëra anë kemi vlerësuar përgjigjen e shpejtë të Komisionit për krizën, nga ana tjetër, propozimi i bilancit 2021-2027 ende nuk është në lartësinë e duhur të prioriteteve që sot rezultojnë të jenë më urgjente”, theksoi ai.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për