Samiti vjetor i Procesit të Berlinit mblodhi dje në Londër kryetarë të qeverive, përfaqësuesve të nivelit të lartë të Bashkimit Europian dhe vendeve partnere të Procesit të Berlinit, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe organizatave rajonale të përfshira në proces.

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në seancën plenare të Samitit të Procesit të Berlinit, e cila u drejtua nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ndau mëngjesin e sotëm disa foto nga takimet e zhvilluara dje në Londër.
Rama theksoi se “Shqipëria ishte pjesë aktive e diskutimeve për bashkëpunimin rajonal, rritjen ekonomike, sigurinë dhe rrugën drejt anëtarësimit europian”.

Gjatë takimeve, Rama mori pjesë edhe në pritjen e mbretit Charles III dhe kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer për liderët e Ballkanit Perëndimor, në Pallatin St. James.
Temat e shtruara për diskutim në takimin e këtij viti mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe liderëve evropianë, përfshirë edhe kancelarin gjerman Friedrich Merz, ishin çështjet e sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe migrimit.
“Procesi i Berlinit 2025” është një platformë ndërkombëtare e cila synon të sjellë 6 vendet e Ballkanit Perëndimor më afër BE-së, nëpërmjet mekanizmave ekonomikë dhe jo vetëm.
Synimet e Procesit të Berlinit janë rritja e bashkëpunimit rajonal, mbështetja e zhvillimit ekonomik, përshpejtimi i përpjekjeve për integrimin europian të Ballkanit Perëndimor.