×
Wednesday, October 22, 2025

Samiti i Procesit të Berlinit në Londër, liderët e Ballkanit Perëndimor foto familjare me Starmer e Merz

October 22, 2025


Samiti vjetor i Procesit të Berlinit mblodhi sot në Londër kryetarë të qeverive, përfaqësuesve të nivelit të lartë të Bashkimit Europian dhe vendeve partnere të Procesit të Berlinit, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe organizatave rajonale të përfshira në proces.

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në seancën plenare të Samitit të Procesit të Berlinit, e cila u drejtua nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer. I pranishëm në këtë Samit ishte edhe kancelari gjerman, Friedrich Merz.

Në përfundim të seancës plenare, sipas protokollit zyrtar, të pranishmit në këtë samit bënë edhe foton familjare.

Më herët sot, Rama mori pjesë edhe në pritjen e mbretit Charles III dhe kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer për liderët e Ballkanit Perëndimor, në Pallatin St. James.

Rama ndodhet në Britaninë e Madhe që prej ditës së djeshme dhe ishte pjesë e panelit të Chatham House, me temë “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian” një diskutim mbi sfidat e secilit prej vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE.

Gjithashtu, Kryeministri ishte i ftuar në “Future Resilience Forum 2025”, forumi ndërkombëtar i sigurisë dhe politikave globale.




Comments are closed.