Rubin: Dënimi pa prova i atyre që luftuan për liri do ishte tragjedi
 
					 
                        
					 
                        
                     
                    
				
					  
				
                    
Ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James P. Rubin ka folur në lidhje me gjyqin e ish-udhëheqësve të UÇK-së në Hagë.
Gjatë një intervistë në podcastin Balkans Debrief, me gazetaren Ilva Tare, Rubin ka deklaruar se nëse ish-krerët e UÇK-së do të dënohen, do të ishte një tragjedi.
Ai theksoi se Hashim Thaçi dhe ish-drejtuesit e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, luftuan për lirinë e vendin të tyre.
 
                        Alarm për ndryshimet klimatike: Mikrobet që kanë qenë në gjumë mund të përshpejtojnë ngrohjen globale
Rubin gjithashtu ka theksuar se dëmi do të ishte i madh edhe për ata që në ardhmen do të kërkojnë ngritjen përsëri të një gjykate ndërkombëtare ligjore.
“Lutem që kjo mos të ndodhë, pasi ka për qenë një tragjedi reale për njerëzit që luftuan, ku disa prej tyre dhanë jetën për liri dhe për ata njerëz që sot përfaqësojnë miliona kosovarë dhe shqiptar.
Po shpallen fajtor pa asnjë provë.
Unë e kam parë dhe ka për të qenë një plagë e tmerrshme e sistemit ligjor dhe unë mendoj se dëmi ka për të qenë për një kohë të gjatë, për ata që do të jenë të gatshëm të krijojnë ndonjë gjykatë ndërkombëtare ligjore përsëri.
Kështu që unë shpresoj dhe lutem që kjo mos ndodhë”, tha Rubin.
 
                        
										 
                     
                        
										   
                         
                     
                        






