Rrëzimi kërkesës për shkarkimin e Peleshit, Balla: U mbush mali me rrush dhe polli vetëm 10 vota! Kishit 36 firmëtarë, ku iu humbën
 
					 
                        
					 
                        
                     
                    
				
					  
				
                    
Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla iu përgjigj pretendimeve të Sali Berishës se në fillim duhet që të ishin votuar dy raportet e PD dhe PS dhe më pas të votohej për shkarkimin e Niko Peleshit si kryetar Kuvendit.
Por Balla tha se raportet janë relacione shoqëruese për diskutim dhe nuk kalojnë në votim. Më pas ironizoi se 26 nga deputetët demokratë që firmosën kërkesën për shkarkimin e Peleshit ‘firuan’ dhe vetëm 10 deputetë votuan pro.
“Sa i përket kërkesës së 36 deputetëve për shkarkimit e kryetarit të kuvendit, zoti Këlliçi dhe ju të nderuar anëtarë të PD, neni 114, pika 4 e rregullores e ka sqaruar votohet kërkesa. Raportet janë relacione shoqëruese mbi bazën e arsyetimeve. Bazuar në nenin 60, pika 1, votimi bëhet i fshehtë.
 
                        Nuk ka pasur një kërkesë dhe nuk u përmend këtu, të depozituar nga ana juaj për mënyrën e votimit, dhe për pasojë sqaroni edhe kryetarin e partisë tuaj, mos të dalë në tv që t’ja fusë kot, jo votohet raporti…
Ej doktor vetëm kërkesa për shkarkimin votohet. Dezertimin tuaj që u mbush mali plot me rrush dhe na polli vetëm 10 vota në favor të kërkesës për shkarkim shkoni dhe mblidhni grupin, gjejeni ku ju kanë shkuar votat, nuk kanë ardhur nga ne por nuk dihet ku kanë ikur.
Na vjen keq që keni humbur edhe 26 nga firmëtarët. Erdhët me 36 veta dhe sot dolët me 10, po të vinit një herë tjetër s’dihet si dilni.”, tha ai.
 
                        
										 
                     
                        
										   
                         
                     
                        






