Raportuesi për Shqipërinë në PE, Schieder për Eunews: Shqipëria po ecën me shpejtësi në procesin e negociatave dhe reformave
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder deklaroi sot se Shqipëria po bën përpjekjet më të mëdha për t’u bërë sa më shpejt anëtare e Bashkimit Europian.
Në një prononcim Ekskluziv për Eunews.al, Schieder nënvizoi se Shqipëria po ecën me shpejtësi në procesin e negociatave dhe reformave.
“Shqipëria është një vend kandidat dhe është një nga ato vende që po bën përpjekjet më të mëdha për t’u bërë sa më shpejt anëtare e Bashkimit Europian. Kjo do të thotë se Shqipëria po ecën me shumë shpejtësi në procesin e negociatave, në të ashtuquajturat kapituj të hapjes, por edhe në zbatimin e reformave në parlamentin shqiptar dhe, për pasojë edhe në mbylljen e kapitujve”, tha Schieder.
Sipas eurodeputetit Schieder, puna ende nuk është përfunduar, por ritmi është jashtëzakonisht i lartë.
“Shqipëria është një vendet pararojë dhe ne shpresojmë që ajo të vazhdojë në këtë rrugë. Është një vend shumë pro-europian dhe mendoj se shumë i suksesshëm, jo vetëm për procesin e anëtarësimit në BE, por edhe për reformimin e vendit në të mirë të qytetarëve shqiptarë.
Më tej në fjalën e tij diplomati europian u shpreh se Shqipëria është një nga ato vende që po bën përpjekjet të mëdha për t’u bërë sa më shpejt anëtare e Bashkimit Europian.