×
Friday, April 17, 2026

Rama: Shqipëria është në rrugë të mbarë, BE është bekim për ne

September 16, 2025


Kryeministri Edi Rama foli me superlativa për Bashkimin Europian dhe aspiratën e Shqipërisë që të integrohet në union.

Gjatë fjalës që mbajti para studentëve në Kolegjin e Europës në Bruzh, Rama u shpreh se për Shqipërinë dhe Ballkanin, BE-ja është një bekim, teksa theksoi se Bashkimi Europian ka dy kufij, e Shqipëria gjendet në kufirin e brendshëm të unionit.

Megjithatë, Rama theksoi se tashmë Shqipëria është në rrugën e duhur drejt anëtarësimit në BE.

“Falë Zotit ekziston BE, pa BE mund të ishim ende duke pritur për qindra vite duke ndërtuar institucione. Ky është një bekim që ne në Shqipëri dhe rajon e kemi. Këto nuk janë ditët më të mira për Europën dhe Bashkimin Europian.

Më shumë se integrim është zgjerim. Mos harroni që BE është realiteti i parë në historinë e hartave me dy kufij; një të jashtëm dhe një të brendshëm. Brenda këtij kufiri të brendshëm jemi ne, Ballkani, si një fetus në mitrën e një gruaje shtatzënë.

Mendoj që së fundmi jemi në rrugë të mbarë, jam i sigurt që Federica (Mogherini) është më e lehtësuar sepse e la Brukselin me një premtim të brendshëm për të mos u kthyer kurrë dhe erdhi në Bruzh për të gjetur strehë në sytë e një brezi të ri”, tha Rama.




Comments are closed.