Rama pritet nga Macron për darkën zyrtare në Élysée Palace
Kryeministri Edi Rama u prit mbrëmjen e sotme nga presidenti francez Emmanuel Macron në Élysée Palace, për darkën zyrtare me rastin e pjesëmarrjes në edicionin e 8-të në Forumin e Paqes në Paris (Paris Peace Forum).
Kreu i qeverisë, i shoqëruar edhe nga bashkëshortja, Linda Rama, ndau një video nga pritja në Élysée Palace dhe takimi me Macron dhe zonjën e parë Brigitte Macron.
Forumi i Paqes zhvillohet sot dhe nesër, dhe është një ngjarje ndërkombëtare vjetore që mbahet në Paris, e krijuar për të promovuar bashkëpunimin global dhe qeverisjen shumëpalëshe përballë sfidave botërore.
Forumi i Paqes në Paris është një platformë e krijuar në Mars 2018 që pret çdo vit liderët botërorë dhe krerët e organizatave ndërkombëtare, si dhe liderë nga shoqëria civile dhe sektorë privatë e mijëra individë nga e gjithë bota, për krijimin e formave të veprimit kolektiv.
Në një botë që kërkon më shumë veprime kolektive, Forumi i Paqes në Paris është një platformë e hapur për të gjithë liderët që kërkojnë të zhvillojnë koordinim, rregulla dhe kapacitete që u përgjigjen problemeve globale.







