Rama: Masterplan për ndërtimin e godinave të drejtësisë


Kryeministri Edi Rama nënvizoi sot, se infrastruktura e godinave të drejtësisë në të gjithë vendin nuk mund të vazhdojë më me arna dhe larg së qenurit dinjitoze.
Në podkastin “Flasim”, gjatë rubrikës “Shënimet e Javës”, Rama tha se një tjetër projekt i domosdoshëm strategjik është masterplani i godinave të drejtësisë.
“Kam vënë re me keqardhje që vetëqeverisja e sistemit të drejtësisë, falë pavarësisë së plotë që iu dha me Reformën në Drejtësi, ndër ato të çalat e veta ka edhe dobësinë e madhe në administrimin e infrastrukturës. Transformimi i godinave pa projekte të besueshme është mision i pamundur, ndaj kemi vendosur që ta marrim përsipër vetë”, tha Kryeministri Rama.

Kreu i Qeverisë, u shpreh se në Shqipërinë 2030 duhet të ketë një infrastrukturë të transformuar të sistemit të drejtësisë.
“Nuk mund të vazhdojmë me arna dhe mjedise gjykatash dhe prokurorish që janë shumë larg së qeni dinjitoze. Nuk mund të vazhdojmë më me ngushtësira përkthehen në një performancë që lë shumë për të dëshiruar”, theksoi Rama.

