Rama fton në podcast Manastirliun: Ti do jesh kryetarja e re e Bashkisë së Tiranës



Kryeministri Edi Rama ka ndarë një moment nga podcast-i i tij “Flasim”, i cili sipas tij rikthehet ditën e nesërme.
Në promon e publikuar, Rama ka ndarë disa momente me Ogerta Manastirliun, ish-ministren e cila tashmë është kandidatja e PS për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.
Gjatë dialogut me Manastirliun, Rama i drejtohet duke i thënë “ti do të jesh kreytarja e re e bashkisë së Tiranës”.
Nga ana tjetër, Manastirliu shfaqet duke treguar disa detaje për jetën e saj, ndërsa në fund lë të kuptohet se një person pranë saj e ka pyetur në lidhje me mënryën e shpalljes së kandidaturës së saj nga Rama.
“Si ka mundësi që nuk të pyeti”, thotë ajo, duke lënë të kuptohet se i referohet momentit në Asamblenë Kombëtare të PS, ku Rama tha se pas nisjes së procedurave të shkarkimt të kryebashkiakut në detyrë, Manastirliu do të jetë kandidatja e socialistëve për kryeqytetin.

