×
Sunday, October 12, 2025

Publikohet formacioni zyrtar i Kombëtares Shqiptare në ndeshje me Serbinë

October 11, 2025


Kombëtarja shqiptare ka zyrtarizuar formacionin titullar për sfidën e shumëpritur ndaj Serbisë, e cila zhvillohet këtë të shtunë.

Trajneri Sylvinho ka vendosur të aktivizojë nga minuta e parë një formacion të balancuar në skemën 4-3-3, duke ruajtur boshtin kryesor të skuadrës, por edhe duke sjellë një rikthim të rëndësishëm në mbrojtje dhe një prani të re në mesfushë.

Formacioni zyrtar i Shqipërisë:

(4-3-3): Thomas Strakosha; Elseid Hysaj, Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti, Mario Mitaj; Kristjan Asllani, Qazim Laçi, Lindon Shehu; Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj
Trajner: Sylvinho




Comments are closed.