×
Sunday, July 5, 2020

Pritshmëritë e Shqipërisë përgjatë presidencës gjermane të BE-së

July 5, 2020

Gjermania startoi presidencën e rradhës të Këshillit të Bashkimit Europian për 6 muajt e ardhshëm.

Presidencën e BE-së, Gjermania me kancelaren Angela Merkel e mer në një moment kyç dhe vendimtarë për vetë familjen BE-në.

Nën moton “Sëbashku për Rimëkëmbjen e Europës” Gjermania pritet të ketë një barrë të madhe mbi kurrriz, pasi pandemia COVID-19 ka goditur ekonominë e eurozonëns deri në palcë dhe për këtë kërkohet hartimi i një strategjie monetare për rimëkëmbjen.

Edhe në presidencën e parë të vitit 2007, Gjermania dhe kancelarja Merkel e gjeti veten në krye të BE me sfida të rëndësishme të unionit, ku ajo më e rëndësishmja ishte ruajtja e kohezionit brenda komunitetit europian, pas dështimit të referendumeve europiane në Francë dhe Hollandë, ku në fund të vitit 2007 u nënshkrua Traktati i Lisbonës.

Që atëherë, Europa ka përjetuar trazira të tjera, ku Gjermania ka luajtur një rol të madh, siç është kriza e euros ose menaxhimi i fluksit të refugjatëve sirianë në 2015.

Por që nga pandemia e COVOD-19, sfida është “e paparë”, ashtu sikurse theksoi kancerlarja Merkel, të gjatë takimit që zhvilloi me presidentin francez, Emmanuel Macron në Berlin.

Aurori: Saimir Alija

Gjermania mendon se nevojiten ndihma për vendet e goditura nga pandemia. Këto ndihma mund të shkojnë deri në 1.85 trilion euro. Një veprim solidar i paparë ndonjëherë që ka për qëllim të sigurojë ekzistencën e vazhdueshme të BE-së. “Qëllimi ynë i përbashkët tani duhet të jetë të merremi me krizën në mënyrë kolektive, të qëndrueshme duke pasur një vizion për të ardhmen. Ky do të jetë parimi udhëheqës i Presidencës sonë të BE”, tha Angela Merkel.

Propozimi i përbashkët franko-gjerman për një “fond zhvillimi” si një stimul ekonomik dhe buxheti shtatë vjeçar është paketa për të cilën Merkel do të marrë miratimin e 26 krerëve të tjerë të shteteve dhe të qeverive brenda disa javëve në vazhdim në samitin e parë personal në Bruksel.

Për herë të parë, BE-ja pritet të marrë borxhe të përbashkëta, të cilat vendet anëtare do t’i paguajnë gjatë 30 viteve të ardhshme.

Pas marrjes së presidencës së radhës së BE-së nga Gjermani e gjithë klasa politike shqiptare u gëzua madje dhe gjithë shqiptarët, ku njëzëri përshëndetën këtë vendim.

Por, çfarë pritshmërish ka Shqipëria dhe shqiptarët nga Gjermania dhe kancelarja Angela Merkel në rrugën e integrimit drejt BE?!

Padyshim që Gjermania gjatë drejtimit të lidershipit europian gjatë këtyre gjashtë muajve do t’i japë një vrull më të madh procesit të integrimit të shqipërisë, qyetetarëve më europian dashës do të thoja, pasi më sh se 77 % e shqiptarëve mbështesin rrugëtimin europian të vendit.

Siç dihet Gjermania ka qenë një ndër vendet kryesore që ka mbështetur pa ekuivok rrugën europiane të shqipërisë.

Gjemania ashtu siç edhe ka deklaruar kancelarja Merkel gjatë presidencës së BE do të ketë në fokus të veçantë çështjen e integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, sepse beson fort se këto vende kanë bërë progres dhe e meritojnë avancimin më tej në këtë proces jetik për këto vende.

Pritshmerite e Ballkanit Perendimor ndaj Gjermanise jane objektive gjithashtu edhe për shkak të rolit të padiskutueshëm të saj në momente të vështira të politikës së zgjerimit. I referohem pikerisht Komisionit të Junker, i cili ‘bllokoi’ deri ne 2019 integrimin e vendeve te rajonit ne BE. Politike e cila shoqëruar me euroskepticizmin në rritje të vendeve anëtare prodhoi zhgënjimin në rritje të qytetarëve të rajonit dhe qeverive të tyre.

Ishte pikerisht lidershipi i kancelares gjermane, Angela Merkel me formulen e ‘Procesit te Berlinit’ e cila i dha nje impuls te ri politikes se zgjerimit të BE-së për të mos e lene në ‘vdekje klinike’. Ashtu si edhe në 2014, Kancelares Merkel i kërkohet lidership për t’i dhene një impuls të ri politikës më të suksesshme te BE-se për sa i përket eksportimit të demokracisë dhe të drejtave të njeriut që është politika e zgjerimit.

Mbështetja e Gjermanisë ndaj Shqipërisë në gjithë rrugëtimin e saj drejt BE është treguesi më i qartë i progresit që ka bërë vendi jo vitet e fundit.

Padyshim që rrugëtimi drejt integrimit në BE nuk do të jetë një proces i lehtë dhe do të kërkojë një kohë të gjatë dhe vështirësitë do të jenë po ashtu të mëdha, sepse kërkohen reforma të thella.

Po të kthehemi në histori populli shqiptar asgjë nuk e ka fituar lehtë dhe historia e ka treguar që edhe pse nuk është treguar asnjëherë e drejtë me ne, në fund ne ja kemi dalë ashtu si do ja dalim edhe në të ardhmen.

Ndaj të gjithë duhet ta kemi të qartë që për Shqiprinë dhe për qytetarët shqiptarë nuk ka alternativë tjetër veç Bashkimi Europian dhe për këtë duhet të punojmë të gjithë sëbashku për ta arritur sa më parë. Ndasitë mes vetes thjesht na largojnë më shumë nga BE-ja.

Jo vetëm Shqipëria, por edhe Kosova ka pritshmëri të mëdha nga Gjermania.

Kosova pret nga Gjermania që gjatë periudhës së kryesimit të presidencës së radhës së Bashkimit Europian, t’i hiqet Kosovës regjimi i vizave për në zonën Shengen.

Javen që shkoi një grup deputetësh të Parlamentit Evropian i dërguan një letër kancelares gjermane Angela Merkel, nga e cila kërkojnë që të futet në agjendën e presidencës gjermane të Këshillit Europian çështja e liberalizimit të vizave për kosovarët.

Në letrën e tyre eurodeputetët theksojnë se “kriteret nga Kosova janë përmbushur dy vite më parë, ndërsa liberalizimi vijon që të mbetet peng”.

Pra pritshmëritë nga vendet e Ballkanit Perëndimorë ndaj Gjermanisë sidomos këtë periudhë janë shumë të mëdha dhe pritet për t’u parë se çfarë veprimesh konkrete do të ndërmarë Gjermani për t’i ndihmuar këto vende në aspiratën e tyre europiane të kaheshme, të cilat për hir të së vërtetës nuk janë lënë në harresë asnjëherë nga Gjermania dhe kancelarja Merkel.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për