Presidenti Meta kthen Ligjin për pronësinë e tokës, edhe pse ligji u hartua në bashkëpunim me BE, KiE dhe Komisionin e Venecias
Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend ligjin për “Përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”.
Ligji “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë” është punuar dhe asistuar nga një grup pune me ekspertë të Horizontal Facility Programme, financuar nga BE dhe Këshilli i Europës.
Gjithashtu në hartimin e këtij ligji, Bashkimi Europian dhe Këshilli i Europës kanë ofruar në dakordësi mes tyre një skuadër ekspertize.
Grupi i ekspertëve që asistuan në hartimin e këtij ligji drejtohej nga eksperti, që ka qenë dhe një nga ekspertët e Komisionit të Venecias për Opinionin mbi projektligjin e proceseve kalimtare të pronës në Shqipëri në tetor 2019.
Ekspertet kanë sjellë komente me shkrim, siç dhe sqarohet në Raportin për ligjin dhe çdo koment është transpozuar në Ligj.
Sipas Presidencës disa nene të këtij ligji duhen rishikuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pasi përmbajtja e tyre në formulimin aktual cenon parimin e sigurisë juridike; bie ndesh me dispozita kushtetuese; rrezikon të krijojë tension kushtetues si dhe nuk është në harmoni me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese.
Në argumentet e kthimit duket qartë që Presidenca ka shfrytëzuar mungesën e Gjykatës Kushtetuese për të kthyer ligjin, i cili është hartuar në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë të BE-së, KiE dhe Komisionit të Venecias.
Eunews.al