×
Friday, October 7, 2022

Parlamenti Europian shqyrton marrëveshjen post Brexit

January 11, 2021

Parlamenti Europian nisi sot shqyrtimin e marrëveshjes tregtare të minutës së fundit midis Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe.

Marrëveshja ka filluar përkohësisht nga zbatimi që më 1 janar, por ka ende nevojë për miratimin e ligjvënësve të BE-së.

“Pasi përfunduan negociatat për bashkëpunimin BE-BM, Parlamenti Europian nisi zyrtarisht shqyrtimin e marrëveshjen së zbatuar përkohësisht”, shkroi në Tëitter kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme, David McAllister.

“PE do të marrë kohën duhur për të shqyrtuar siç duhet tekstin në një proces gjithëpërfshirës, përpara se të japë pëlqimin e tij”, shtoi ai.

Sipas McAllister, ky shqyrtim do të pasohet nga një debat i përbashkët i seksioneve përgjegjëse parlamentare, komiteteve të Tregtisë dhe të Punëve të Jashtme.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments