×
Saturday, January 18, 2025

Orban sërish nën akuzë: “5 vite burg për ata që përhapin lajme të rreme për koronavirusin”

March 26, 2020


Në këto kohë të vështira për BE-në për shkak të përhapjes dhe problematikave që ka krijuar Covid-19, Victor Orban është kthyer sërish në qendër të vëmëndjes për shkak se për të trajtuar pandeminë e koronavirusit, Hungaria duket se ka preferua rrugën e autoritarizmit. Në disa vende, qeveritë po marrin fuqi të jashtëzakonshme për të luftuar përhapjen e ngjitjes, por gjithmonë me afate kohore dhe mekanizma kontrolli që balancojnë situatën.

Mënyra sesi po e bën Viktor Orban nuk po i pëlqen aspak Evropës. Ndër masat e parashikuara nga projekt-ligji i Budapestit i ashtëquajtur “ligji i emergjencës”, ekziston mundësia që qeveria të pezullojë Parlamentin, të nxjerrë legjislacion me dekret pa miratimin parlamentar, të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme pa kufij dhe të kërkojë deri në 5 vjet burg për këdo që përhap “lajme të rreme” në lidhje me epideminë në Hungari. Projekt-ligji i Orban “është diskutuar” nga kolegji i komisionerëve dhe “ka ngritur shqetësime ditët e kaluara”, tha një zëdhënëse e Komisionit, duke sqaruar se ekzekutivi i BE-së “do të monitorojë nga afër situatën”.

Duket se me këtë projekt-ligj Kryeministri hungarez dëshiron fuqi të veçanta për t’u marrë me emergjencën Covid dhe për të ndryshuar kodin penal. Por për Parlamentin Evropian dhe Këshillin e Evropës është një sulm ndaj të drejtave themelore.

Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile gjithashtu shprehu “shqetësimin për qëllimin për të votuar në Asamblenë Kombëtare Hungareze për zgjatjen e gjendjes së rrezikut ” si dhe “ndryshime të caktuara në kodin penal,” tha presidenti i saj Juan Fernando López Aguilar. Socialisti Spanjoll tha që eurodeputetët janë “të vetëdijshëm që Shtetet Anëtare kanë përgjegjësi të marrin masa mbrojtëse në këto periudha të vështira“, por këto masa “duhet të garantojnë gjithmonë mbrojtjen e të drejtave themelore, shtetin e së drejtës dhe parimet demokratike. “. Kompetencat në gjendje emergjence, siç janë ato që Orbán po përpiqet t’i japë vetvetes, pa një datë të paracaktuar nuk janë as të matura dhe as proporcionale.

Edhe Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës Marija Pejcinovic Buric, gjithashtu foli kundër masës, sipas së cilës “një gjendje e papërcaktuar e jashtëzakonshme dhe pa asnjë kontroll nuk mund të garantojë që parimet demokratike do të respektohen. dhe se masat që do të kufizojnë të drejtat themelore të njeriut janë rreptësisht proporcionale me kërcënimin për të cilin janë zbatuar “.

Orban ka një historik të gjatë kritikash nga institucionet e BE-së dhe duket se edhe ne situatë emergjente siç është rasti I koronavirusit vazhdon të jetë në qendër të diskutimeve për iniciativat e tij që synojnë minimin e institucioneve demokratike në vend.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments