×
Wednesday, October 22, 2025

 Moska: Është shumë herët për të folur për një takim Lavrov-Rubio

October 21, 2025


Rusia ka hedhur poshtë raportet se një takim midis ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio është shtyrë.

“Nuk mund të shtysh diçka për të cilën nuk ka pasur marrëveshje”, tha sot zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov.

Ryabkov e minimizoi takimin, duke thënë se ekziston një ide që dy diplomatët e lartë të takohen, por është ende shumë herët për të diskutuar për datën.

“Nuk kemi as një ide të përafërt për kohën dhe as për vendndodhjen e një kontakti të tillë”, tha ai.

CNN raportoi më herët se takimi i tyre ishte shtyrë për momentin. Arsyet mbeten të paqarta, por një burim sugjeroi se Rubio dhe Lavrov – kishin pritshmëri të ndryshme se si t’i jepnin fund pushtimit rus të Ukrainës, i cili ka zgjatur për më shumë se tre vjet e gjysmë.

Lavrov dhe Rubio zhvilluan dje një bisedë telefonike – për t’u përgatitur për një takim të mundshëm midis presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin në lidhje me luftën në Ukrainë.

Takimi midis dy ministrave të Jashtëm ishte planifikuar si pjesë e përgatitjeve për këtë samit.




Comments are closed.