×
Monday, February 17, 2025

“Mirënjohje të gjithë miqve të Shqipërisë për solidaritetin. Mbështetja është besim për Planin e Rindërtimit”

February 17, 2020


Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas përfundimit të Konferencës së Donatorëve në Bruksel, ku u mblodhën 1.15 miliardë euro për rimëkëmbjen e Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla shpreh mirënjohje ndaj të gjithë miqve të Shqipërisë për solidaritetin e treguar.

Sipas Ballës, mbështetja e madhe është besim i plotë në Planin e Rindërtimit të Kryeministrit Edi Rama.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

TiNukDoJeshKurrëVetëm🤗👐🏼🇦🇱

1.15 miliardë euro për rimëkëmbjen e Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit në Konferencën e Donatorëve

Mirënjohje të gjithë miqve 🙏të Shqipërisë sonë.

Kjo mbështetje kaq e madhe është besim i plotë në Planin e Rindërtimit të Kryeministrit Edi Rama:

Brenda vitit 2020, çdo familje jashtë qytetit që ka humbur banesën individuale, do të hyjë në një banesë të re, më të mirë se sa ajo që ka humbur.

Deri në gjysmën e parë të vitit 2020, duhet të jenë ngritur në qytetet e prekura, të gjitha kantieret e lagjeve të reja.

Shkollat, kopshtet, spitalet, qendrat shëndetësore të dala jashtë funksioni, duhet të rindërtohen nga e para deri në shtatorin e ardhshëm. Në sezonin e ri shkollor 2020-2021, fëmijët e shkollave të rrënuara, duhet ta nisin mësimin në shkolla të reja, me kushte shumë më të mira se përpara tërmetit.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments