×
Tuesday, November 12, 2024

Ministri i Jashtëm gjerman, Mass vizitë zyrtare në Greqi

July 21, 2020


Ministri i Jashtëm gjerman, njëkohësisht shefi i Këshillit të Jashtëm të Bashkimit Europian, Heiko Maas ndodhet sot për një vizitë zyrtare në Athinë, njoftoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane, Christopher Burger.

Gjatë vizitës së tij, Maas do të ketë një takim me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias, ndërsa do të pritet gjithashtu nga presidentja e Republikës, Katerina Sakellaropoulou dhe kryeministri Kyriakos Mitsotakis.

Sipas Burger, rendi i ditës për takimin me Dendias përfshin, ndër të tjera, çështje që lidhen me Bashkimin Europian, marrëdhëniet me Turqinë dhe refugjatët.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments