×
Thursday, October 23, 2025

“Miell Tirana” 30 vite histori suksesi

October 22, 2025


“Miell Tirana”  kompania lider në industrinë e prodhimit të miellit në Shqipëri feston këtë vit 30 vjetorin e themelimit të saj. 

Kremtimi i këtij përvjetori të rëndësishëm për kompaninë do të organizohet në mjediset e Pallatit të Brigadave të shtunën më 25 tetor ora 19:00 nën kujdesin e Presidentit të kompanisë, Roland Hysa.

“Miell Tirana” sh.a. është një fabrikë e specializuar në prodhimin e miellit ushqimor për popullsinë. Ajo është themeluar në Vitin 1995, si rezultat i privatizimit të ish Ndërmarrjes Shtetërore të Përpunimit të Drithrave. Miell Tirana” sh.a. është një kompani lider në tregun shqiptar, dhe një shembull shumë i mirë i trasformimit rrënjësor të një ndërmarje ish-shtetërore në falimentim, në një kompani me teknologji moderne dhe shumë konkurruese në një treg të lirë e global.

Misioni i “Miell Tirana” eshte te japë maksimumin per te ofruar produktet dhe sherbimet me cilesore dhe me cmime konkurruese per çdo konsumator.




Comments are closed.