×
Wednesday, October 15, 2025

Merz: Demokracia kërkon kohë dhe kompromis për të funksionuar

October 14, 2025


Administrata gjermane po merret me çështje të rëndësishme, përfshirë pakënaqësinë e shumë njerëzve me situatën politike në vend, tha sot kancelari gjerman, Friedrich Merz gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në landin e Gjermanisë Lindore, Postdam.

“Tani duhet të tregojmë se jemi në gjendje të zgjidhim problemet”, tha Merz duke folur në kryeqytetin e Brandenburgut, Potsdam, dhe duke theksuar investimet e ardhshme në infrastrukturë dhe kujdesin shëndetësor.

“Demokracia kërkonte kohë dhe kompromis për të funksionuar”, paralajmëroi kancelari gjerman.

“Dhe kjo është diçka që njerëzit ndoshta nuk e pranojnë më – në mënyrën që e pranonin dikur”, tha ai.

Kjo është vizita e parë zyrtare e Merz në një nga landet gjermane – që përbënin ish-Gjermaninë Lindore socialiste, disa muaj pasi ai mori detyrën në maj.

Ndërsa Gjermania shënoi 35-vjetorin e ribashkimit në fillim të këtij muaji, mosmarrëveshjet e vazhdueshme midis rajoneve perëndimore dhe lindore u vunë në dukje nga rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në shkurt, pasi Alternativa për Gjermaninë (AfD) e ekstremit të djathtë regjistroi një rritje në të ashtuquajturat “shtete të reja”.

Por, Merz tha se populizmi i krahut të djathtë ishte një problem për disa pjesë të mëdha të botës, jo vetëm për Gjermaninë, mes pakënaqësisë së përhapur ndaj demokracisë.

Kancelari tha se qeveria e tij ishte e vendosur të tregonte se shteti mund të funksiononte.




Comments are closed.