Merkel: Rastet e COVID-19 në rritje të mprehtë



Kancelarja gjermane, Angela Merkel mbrojti sot rikthimin e kufizimeve gjithëpërfshirëse dhe mbylljet mbarëkombëtare në Gjermani muajin tjetër, duke theksuar se kombi po përballet me një situatë dramatike dhe duhet të veprojë shpejt, në mënyrë që të mbrojë shërbimin shëndetësor nga kriza.
“Infektimet e reja janë në rritje të mprehtë”, tha ajo në një deklaratë në parlament.
“Një dinamikë e tillë do të rëndojë njësitë tona të kujdesit intensiv brenda disa javësh”, shtoi kreu i qeverisë federale.
Gjermania ka regjistruar 16 774 infektime të reja dhe 89 vdekje nga COVID-19 në 24 orët e fundit krahasuar me një ditë më parë.
Qeveritë federale dhe shtetërore të Gjermanisë ranë dakord të mërkurën për një mbyllje gjatë muajit nëntor, në një përpjekje për të vënë situatën nën kontroll para Krishtlindjes.
Kufizimet gjithëpërfshirëse hyjnë në fuqi të hënën.
Eunews.al

