Medvedev: Trump është një rrugë lufte, paqja e Rusisë është shaktërrimi i Ukrainës


Një nga aleatët e Preidentit Vladimir Putinit, Dmitry Medvedev, ka thënë se Trump është në një “rrugë lufte”, kundër Rusisë.
Medvedev tha se SHBA-të janë armiku i Rusisë dhe se “paqebërësi” Donald Trump tani është nisur plotësisht në rrugën e luftës kundër Rusisë.
Në një postim në Telegram, Medvedev tha se:

“Nëse ndonjë nga komentuesit e shumtë kishte ende ndonjë iluzion për luftën, ja ku e kanë. Shtetet e Bashkuara janë kundërshtari ynë dhe “paqebërësi” i tyre llafazan tani është nisur plotësisht në rrugën e luftës kundër Rusisë.
Po, ai nuk lufton gjithmonë në mënyrë aktive në anën e Kievit, por ky është konflikti i tij tani, jo i Bidenit të moshuar! Ata, sigurisht, do të thonë se nuk mund të rrinin pa bërë gjë, si presioni ndaj Rusisë. Kjo nuk e ndryshon pikën kryesore, vendimet e marra janë një akt lufte kundër Rusisë. Dhe tani Trump është sulur plotësisht me Evropën e çmendur ndaj Rusisë”, ka shkruar Medvedev.
Ai gjithashtu theksoi se paqja e Rusisë drejt fitores është shkatërrimi i Ukrainës dhe jo bërja e “marrëveshjeve të pakuptimta”.

