×
Tuesday, October 3, 2023

“Me ndërmjetësimin e SHBA-së, dialogu Kosovë-Serbi do të përmbyllet me njohje reciproke”

February 9, 2020



Procesi i dialogut midis Kosovës dhe Serbisë do të përmbyllet se shpejti me njohje reciproke, falë punës së shkëlqyeshme të Shteteve të Bashkuara nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump, tha presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook të dielën.

Thaçi tha se epilogu i procesit të dialogut është skicuar, duke iu referuar letrave të presidentit Trump kohë më parë, drejtuar presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë.

“Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka treguar vëmendje të madhe për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Letrat e tij e kanë skicuar epilogun e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke. Nën udhëheqjen e presidentit Trump dhe punën e shkëlqyeshme të ambasadorit Grenell jam besimplotë se ky proces do të përmbyllet së shpejti me njohje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Jemi të bekuar me përkrahjen e përhershme të SHBA-së për popullin dhe shtetin e Kosovës”, thuhet në postimin e tij.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments