“Marrëveshja post Brexit nuk duhet të prekë integritetin e tregut unik”
November 25, 2020


Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, paralajmëroi sot se një marrëveshje e mundur tregtare postBrexit mes BE-së dhe Britanisë së Madhe, që pritet të hyjë në fuqi më 1 janar, nuk duhet të prekë integritetin e tregut unik.
“Ne do të bëjmë gjithçka që është në pushtetin tonë për të arritur një marrëveshje”, theksoi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
“Jemi të gatshëm të japim prova të kreativitetit”, deklaroi ajo para eurodeputetëve në një kohë kur negociatat janë në linjën e tyre të fundit.
“Por, ne nuk jemi të gatshëm të vëmë në pikëpyetje integritetin e tregut unik, veçanërisht respektimin e standardeve të tij mjedisore, sociale dhe fiskale”, shtoi ajo.
Eunews.al


Ndiqe
0 Comments