Maas: Përgjigjja e SHBA-së për krizën e COVID-19 është shumë e ngadaltë



Ministri gjerman i Punëve të Jashtme Hajko Maas kritikoi përballjen e SHBA-së me pandeminë e koronavirusit duke e vlerësuar si tejet të ngadaltë.
Maas deklaroi për “Shpigel” se Kina ndërmori masa shumë autoritare”, ndërsa SHBA-ja një kohë të gjatë ka nënvlerësuar rrezikun nga virusi.
“Këto janë dy skajshmëri, ndërsa asnjëra nga këto nuk mund të jetë model për Europën”, tha Masi. Ai shfaqi shpresë se SHBA-ja do t’i rishikojë marrëdhëniet e tij ndërkombëtare në këtë periudhë.
Gjermania është njëra ndër vendet që javën e kaluar e akuzoi SHBA-në për taktikën “perëndim i egër” gjatë ndërmarrjes apo bllokimit të klientëve të cilët tashmë kanë lidhur marrëveshje për marrjen e furnizimeve themelore mjekësore për luftë kundër koronavirusit të ri.
Eunews.al

