×
Tuesday, November 12, 2024

Maas: OKB nuk ka arritur asnjë marrëveshje për krizën globale

June 29, 2020


Gjermania do të përdor muajin e saj të parë si presidente e radhës i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të nxitur organizatën të bjerë dakord për një rezolutë të lidhur me pandeminë e koronavirusit, deklaroi ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas.

Maas deklaroi se organi i lartë i Kombeve të Bashkuara deri më tani nuk kishte arritur të arrinte marrëveshje për një përgjigje ndaj krizës globale, të cilën ai e përshkroi si “provë të paaftësisë”.

“Nuk ka mundësi që Këshilli i Sigurimit të heshtë, kur e gjithë bota po përballet me një pandemi të ngjashme”, theksoi ministri i Jashtëm.

Gjermania do të marrë përsipër vendin në Këshillin e Sigurimit për një muaj duke filluar nga 1 korriku.

Përpjekjet e Këshillit të Sigurimit për të bërë një rezolutë mbi pandeminë janë penguar nga një mosmarrëveshje midis SHBA dhe Kinës për rolin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Presidenti i SHBA, Donald Trump, akuzon OBSH se vepron në favor të Kinës dhe nuk dëshiron t’i bindet asaj (OKB) në asnjë rezolutë.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments