×
Sunday, May 28, 2023

Letra e eurodeputetëve drejtuar Merkel/BE të mbajë premtimin për liberalizimin e vizave me Kosovën

June 27, 2020



Në kuadër të marrjes së Presidencës së Këshillit nga Gjermania më 1 korrik 2020, 33 eurodeputetë nga grupime të ndryshme politike, nëpërmjet një letre i kanë rikujtuar kancelares gjermane premtimin e pambajtur të liberalizimit të vizave me Kosovën.  Ata janë shpresëplotë për adresimin e kësaj çështje gjatë Presidencës Gjermane të Këshillit për shkak te  “lidhjeve historike dhe angazhimit përkundrejt fqinjëve tanë dhe të Ballkanit Perëndimor” të dëshmuar nga ky vend.

Pavarësisht afrimitetit të Gjermanisë me rajonin, eurodeputetët theksojnë rëndësinë e marrjes së një vendimi sa më shpejt për shkak të dy arsyeve kryesore; rivendosjes së parimit të meritokracisë dhe besueshmërisë.

Në lidhje me parimin e pare, sipas tyre procesi i liberalizimit të vizave është një proces i bazuar në kritere teknike dhe objektive.  Fakti që Komisioni Evropian ka njoftuar përmbushjen e tyre  në Korrik të 2018 por nuk është marrë një vendim përfundimtar nga ana e Këshillit ka sjellë dëmtimin e këtij procesi.

Akoma më shqetësuese për eurodeputetët firmëtarë të letrës, është minimi i besueshmërisë së vendimeve të institucioneve të BE-së. Në lidhje me këtë aspekt ata shprehen në letër se  “Ne po humbim besueshmërinë tonë kur një vend Iitretë bën atë që ne i kërkojmë atyre por ata nuk marrin avantazhet që I premtojmë. Si mund t’i kërkojmë reforma të tjera vendeve të fqinjësisë tonë, kur ata nuk mund të jenë të sigurtë që mund të marrin gjë nga puna e tyre? “

Për arsyet e lartpërmendura, eurodeputetët nxisin Preidencën e rradhës së BE-së për t’I dhënë zgjidhje kësaj çështje dhe për të sjellë Kosovën më afër BE-së.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments