Lavrov: Të gatshëm të garantojmë se nuk do ta sulmojmë NATO-n
October 28, 2025
E kemi deklaruar vazhdimisht se nuk kemi pasur dhe nuk kemi ndërmend të sulmojmë asnjë vend midis anëtarëve aktualë të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, deklaroi ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov në Konferencën Ndërkombëtare mbi Sigurinë Euroaziatike në Minsk.
”Ne jemi të gatshëm ta formalizojmë këtë qëndrim në garancitë e ardhshme të sigurisë për këtë pjesë të Euroazisë”, tha Lavrov.
”Udhëheqësit e Bashkimit Evropian po shmangin shqyrtimin e këtyre garancive të ardhshme në një bazë vërtet kolektive, duke deklaruar me krenari se pas krizës ukrainase, garancitë e sigurisë duhet të ekzistojnë jo me pjesëmarrjen e Rusisë, por kundër Rusisë”, shtoi ai.







