“Largimi i Britanisë së Madhe do të ribalancojë Bashkimin Europian”



Berlini do të marrë rolin e mbrojtësit të interesave të demokracive më të vogla, demokracive liberale veriore pas Brexit, shprehet ministri Gjerman i Europës, duke parashikuar se largimi i Britanisë së Madhe do të ribalancojë Bashkimin Europian.
Në një intervistë për Reuters, Ministri i Europës Michael Roth tha se Gjermania do të mbajë më tepër përgjegjësi për vendet e pasura në veri dhe perëndim të saj, të cilat tradicionalisht janë rreshtuar pas Britanisë në mbështetje të një Bashkimi Europian me ekonomi liberale.
“Pas Brexit, balancat e BE-së do të rregullohen,” tha ai të hënën. “Për Danimarkën, Suedinë ose Hollandën, Britania ishte një partner shumë i rëndësishëm. Këto vende tani kanë një interes për lidhje më të ngushta me Gjermaninë.”
Britania pritet të braktisë bllokun në 31 janar të këtij viti. Michael Roth hodhi poshtë pretendimet lidhur me zgjerimin e BE-së në Ballkan, se “motori franko-gjerman” që ka qenë në zemër të BE-së tashmë është nën trysni.
“Shpresoj se së shpejti do të shohim lëvizje në këtë zonë,” tha Roth. “Komisioni (ekzekutiv) i BE së shpejti do të bëjë një propozim mbi të cilin shpresojmë se të gjitha vendet anëtare mund të bien dakord.”
Eunews.al

