×
Saturday, January 17, 2026

Lagarde: Miratimi i planit të rimëkëmbjes, shenjë e një BE-je që bashkohet dhe progreson

July 21, 2020


Presidentja e Bankës Qendrore Europiane (BQE), Christine Lagarde përshëndeti sot miratimin e një plani historik rimëkëmbjeje të ekonomisë europiane përballë krizës së koronavirusit, shenjë, sipas saj, e një BE-je që bashkohet dhe progreson.

“Marrëveshja e miratuar sot nga Këshilli i Europës tregon që, kur kjo është e nevojshme, BE bashkohet dhe progreson për të ndihmuar popujt europianë”, theksoi Largarde në një mesazh në Twitter.

Ajo falenderoi drejtuesit europianë për rezistencën dhe vendosmërinë e këtyre ditëve të fundit dhe theksoi se Bashkimi Europian mund të luftojë efektet ekonomike të kësaj pandemie vetëm duke punuar së bashku.

Krerët e shteteve dhe qeverive të 27 vendeve anëtare të BE-së miratuan sot një paketë historike stimulimi prej 750 miliardë eurosh për të mbështetur ekonomitë e tyre të goditura nga kriza e koronavirusit, bazuar për herë të parë në një borxh të përbashkët.

Deri tani, BQE ka qenë në linjën e parë në nivel europian për të mbështetur ekonomitë e Unionit.

Instituti monetar i Frankfurtit ka zhbllokuar këto muajt e fundit në total 1 350 miliardë euro për blerjet e borxheve në tregje, të cilat duhet të zgjasin deri në qershor 2021.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments