×
Sunday, January 24, 2021

Kur Sali Berisha i vë zjarrin edhe slitës së Babagjyshit

December 10, 2020

Nga Carlo Bollino

Si do të ishte protesta e sotme(djeshme) nëse mijëra të rinj do të ishin ulur me orë të tëra para Ministrisë së Brendshme, në heshtje, pa thënë asnjë fjalë, secili me një qiri në dorë, duke shfaqur vetëm fotografinë e Klodjan Rashës? Si do të kishte reaguar qeveria nëse një turmë e të rinjve pa një parti pas tyre do të kishte përmbytur derën dhe shkallët e Kryemistrisë me kurora dhe qirinj në kujtim të Klodjan Rashës, duke mbushur ndërtesën me një lumë mesazhesh dashurie?

Kurrë nuk do ta dimë, sepse u ndëzën shashkat në vend të qirinjve, sepse fotografia e Klodjan Rashës shpejt u shkel nga vetë d emo ns tru esit dhe në vend të luleve u hodhën gurë dhe çadra dhe çfarëdo sendi që ata militantë të partisë kishin nëpër duar. Nuk kishte idealistë të rinj për të udhëhequr protestën, por Sali Lushaj dhe djali i tij, Stresi, ndërsa u shtria e tyre e zemëruar u vuri flakën pemëve drerët plastikë dhe slitën e Babagjyshit të vendosura në trotuare për të zbukuruar qytetin. Ajo që pamë në Tiranë nuk ishte dhimbja qytetare për v de k jen e padrejtë të Klodjan Rashës, por zemërimi i zakonshëm politik i shprehur nga ata që gënjejnë veten e tyre duke menduar ende qe mund ta rr ezojne qeverinë duke përdorur dh un ën. Në fillim në shesh kishte edhe të rinj normalë, ata të shëndetshëm dhe të indinjuar, ata që u përpoqën të vepronin si një mur kundër ba rbar ëve që në vend të tyre thjesht donin të thyenin, digjnin, sh ka tër ro nin. Përfundimisht krahu i moderuar i sheshit, si gjithmonë, duhej të tërhiqej dhe para policisë mbeti grupi i zakonshëm prej pak qindra h ul igan ësh të gatshëm për të bërë lu ftë guerile, që në vend të maskës anticovid, kishin atë të k eqbë rësve.

Zjarri i vendosur kudo, i cili mund të vështrohej pas reve të gazit lotsjellës, mban vulën e pangatërrueshme të bëmave të Sali Berishës dhe piratëve të tij. Këmbëngulja përpara radhëve të policisë mban vulën e zemërimit dhe të vendosmërisë së Ilir Metës dhe krahut të tij të ar mat osur. Të dy janë fajtorë për zhytjen e të gjithë opozitës në humnerën e përbuzjes popullore. Sepse nuk ka asnjë shqiptar qytetar, dhe ata janë shumica, të cilët nuk mund të durojnë më skenat e dhunës urbane të shkaktuara nga uria për pushtet. Kohët kanë ndryshuar por Berisha, Basha dhe Meta nuk e kanë kuptuar. Dhe kështu, ndërsa ata u përpoqën me një pretekst tjetër për të su lmu ar ndërtesën e qeverisë, duke arritur vëtëm të shuanin zbukurimet per Vitin e Ri të mbetura të pambrojtura, Edi Rama nga Shtetet e Bashkuara njoftoi marrëveshjen me gjigantin farmaceutik Pfizer për të marrë vaksinat anti-covid për Shqipërinë që nga muajt e parë të vitit të ri. Dy muaj para votimit. Janë dy botë dhe dy vizione të kundërta, ndoshta të dyja mënyra propagande.

Por Rama e përdor atë për t’i bërë njerëzit të harrojnë gabimet e tij, ndërsa opozita, edhe një herë tjetër, arriti t’i bëjë njerëzit të harrojnë arsyet e saj. Në fund të ditës askush nuk e mban mend pse nisi protesta, por të gjithë do të kujtojnë se kush janë Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Ilir Meta dhe se si kultura e tyre e hakma rrjes dhe dh un ë s nuk ka ndryshuar ende./ Shqitarja.com

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për