×
Saturday, February 15, 2025

Kthimi i ligjit që ndan Shqipërinë në 4 rajone, Balla: Argumentet e Metës të pabazuara në Kushtetutë

August 19, 2020


Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi pas kthimit për rishqyrtim në Kuvend nga Presidenti Meta të ligjit “Për Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin”.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se argumentet e Presidentit Meta nuk qëndrojnë dhe nuk janë të bazuara në asnjë dispozitë konkrete kushtetuese.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

LBPD vazhdon avazin e vjetër 7×7=42, duke ngritur balonë-tabakë në ajër për çështje që as nuk marrin mundimin të thellohen e të lexojnë.

Në përgjigje të gënjeshtrave të LBPD por edhe të dekretit të Opozitës Presidenciale për të kthyer për rishqyrtim në Kuvend, Ligjin 102/2020 “Për Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin”, bazuar në argumentet që synojnë të justifikojnë këtë qëndrim të Presidentit, sqarojmë më se gënjeshtrat dhe si dhe gjoja-arsyetimet nuk qëndrojnë dhe nuk janë të bazuara në asnjë dispozitë konkrete kushtetuese.

Së pari, në kushtet e hapjes së negociatave për të qenë vend anëtar në Bashkimin Evropian, Shqipëria duhet të përgatitet për aksesuar, menaxhuar dhe përthithur fondet në dispozicion (si ato IPA aktualisht dhe fondet strukturore së shpejti). Për këtë arsye ka nevojë për një kornizë legjislative që lejon zbatimin e dispozitave specifike, një kuadër institucional dhe kapacitet administrativ, ku përcaktohen detyrat dhe përgjegjësitë e qarta të të gjitha organeve dhe institucioneve të përfshira dhe ku sigurohet një koordinim efikas ndërministror, kapaciteti i programimit me të cilin vendi mund të hartojë një plan zhvillimi, ka procedurat e duhura për programimin shumëvjeçar të shpenzimeve buxhetore dhe siguron zbatimin e parimit të partneritetit në fazat e ndryshme të programimit, financimit , monitorimit dhe vlerësimit.

Së dyti, i ftoj të thellohen edhe LBPD edhe Opozitën Presidenciale në informacionin si më poshtë:

▶️ Ligji për Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin ka si objekt të tij përcaktimin e parimeve bazë, përgjegjësive dhe rregullave për zhvillimin rajonal dhe kohezionin në Republikën e Shqipërisë. Ligji synon të përcaktojë: instrumentet e posaçme dhe kuadrin institucional e financiar; kuadrin strategjik; të sigurojë bashkërendimin dhe harmonizimin e strategjive sektoriale në një politikë të përbashkët zhvillimore rajonale, të mbështetur me buxhetin përkatës.

▶️ Zhvillimi rajonal në Republikën e Shqipërisë, deri me sot mbetet i pa rregulluar me ligj. Mungesa e një kuadri të mirëfilltë ligjor, që adreson të gjitha aspektet e zhvillimit rajonal si nga pikëpamja institucionale, programuese, menaxhuese, etj., ka bërë që edhe këto masa të marra në funksion të zhvillimit rajonal të jenë të copëzuara dhe jo të integruara.

▶️ Në këtë kuptim, ekziston një mbivendosje e kompetencave midis organeve të ndryshme të administratës shtetërore në lidhje me aspektet buxhetore e financiare që adresojnë zhvillimin rajonal. Kjo kryesisht ka të bëjë me mbivendosjen e kompetencave të Komitetit për Zhvillimin e Rajoneve, Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe me sektorëve e departamenteve të Ministrive të caktuara që janë përgjegjëse për disa aspekte zhvillimore që i realizojnë përmes ekzekutimit të drejtpërdrejtë të burimeve të financimit. Ministritë e linjës adresojnë në një qasje tërësisht sektoriale problematikat që lidhen më zhvillimin dhe dimensioni territorial mungon në to, duke çuar shpesh në mungesë të koordinimit te masave dhe efikasitetit të përdorimit të fondeve.

▶️ Aktualisht nuk ka kritere të unifikuara për alokimin e buxheteve të planifikuara dhe të caktuara për zhvillimin rajonal në Buxhetin e Republikës së Shqipërisë. Sipas disa praktikave të deritanishme dhe parashikimeve në ligjet vjetore të buxhetit, kriteret për shpërndarjen e fondeve për zhvillim…

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments