Kroaci, 56 raste të reja me koronavirus, shkon në 713 numri i të infektuarve

30 Mar 2020 10:08
Shpërndaje:

Shtabi i Mbrojtjes Civile i Kroacisë sot do të shpallë rezultatet e reja mbi gjendjen e të infektuarve me koronavirus, kurse deri më tani në këtë vend janë konfirmuar 713 persona të infektuar dhe gjashtë të vdekur nga COVID-19.

Dje në Kroaci u konfirmuan 56 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të pacientëve në 713.

Viktima e gjashtë e koronavirusit ishte një 84-vjeçar, i cili përveç koronavirusit vuante edhe nga një sulm në tru.

Reklamë Ola

Gjithsej 52 persona janë shëruar dhe 26 pacientë janë në respiratorë.

Dje, një aeroplan i kompanisë “China Eastern Airlines” nga Shanghai zbarkoi në Zagreb, duke sjellë 12,5 tonë pajisje mjekësore të nevojshme për të luftuar koronavirusin.

Reklamë InterMedika

Më shumë se 20.000 njerëz janë nën masën e izolimit, ndërsa policia ka marrë më shumë se 3.000 raportime për shkelje të masës së përcaktuar, dhe në 893 raste shkelja është konfirmuar dhe personat do të gjobiten.

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik dhe anëtari i shtabit të krizave Krunoslav Capak dje për mediat kroate tha se masat e izolimit në Kroaci mund të zgjasin deri më 1 qershor, pra edhe dy muaj të tjerë.

Për riparimin e pasojave të tërmetit që goditi Zagrebin dhe rrethinat e tij, kryeministri Andrej Plenkoviç sot i shoqëruar nga ministrat do të takohet me kryebashkiakun e Zagrebit, Milan Bandiç.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x