×
Thursday, May 6, 2021

Koronavirusi, bashkëshortja e presidentit francez, Macron futet në karantinë

October 19, 2020

Bashkëshortja e presidentit francez, Emmanuel Macron do të qëndrojë në karantinë për shtatë ditë.

Brigitte Macron është shpallur zyrtarisht një rast kontakti i Covid-19. Zonja Macron nuk ka shfaqur asnjë simptomë, por sipas protokollit duhet të qëndrojë në izolim për shtatë ditë.

Sipas “Le Parisien” të enjten e kaluar, më 15 tetor Brigitte Macron ishte në kontakt me një person të prekur me Covid-19.

Presidenti Macron do të shkojë i vetëm në ceremoninë që do bëhet në nder të Samuel Paty, mësuesit të historisë që iu pre koka në 16 tetor nga një 18-vjeçar.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për