Kim takon Nanon: Forcim i bashkëpunimit në zbatimin e ligjit dhe kundërterrorizëm
March 30, 2022



Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim pati sot një takim me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
Lajmin e bëri të ditur vetë ambasadorja Kim, përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Takova sot drejtorin e Policisë së Shtetit, Gledis Nano për të forcuar bashkëpunimin SHBA-Shqipëri në zbatimin e ligjit dhe kundërterrorizmin. Është thelbësore për të garantuar integritetin në veprimin policor, përfshirë vendimet e operacioneve dhe personelit. Falënderoj oficerët e policisë për kurajon dhe sakrificat në mbrojtjen e qytetarëve”, u shpreh Kim.

