×
Wednesday, November 13, 2024

Këstet e kredive/ Rama: Sot firmos dokumentin me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë

March 17, 2020


Kryeministri Edi Rama serish ka nje mesazh per qytetaret dhe kete here per ata qe kane probleme me bankat.

Sipas Rames, bashke me Guvernatorin e Bankes se Shqiperise do te shkruajne nje dokument te perbashket ne lidhje me kestet e kredive, e cila do u percillet me pas te gjitha bankave.

MESAZHI I RAMES
🔴 LIDHUR ME ANKESAT QË MË KANË DËRGUAR DISA PREJ JUSH, TË CILËT KANË HASUR SOT VËSHTIRËSI NËPËR BANKA PËR KËSTET E KREDIVE TË BIZNESIT QË GJENDET NË VËSHTIRËSINË E LUFTËS, SAPO KAM FOLUR ME GUVERNATORIN E BANKËS SË SHQIPËRISË

🔴 BRENDA PAK ORËVE NJË GRUP I PËRBASHKËT PUNE DO TË SHKRUAJË NJË DOKUMENT TË PËRBASHKËT, QË UNË DHE GUVERATORI DO TA FIRMOSIM SOT PËR TË ADRESUAR QARTË DHE PRERË KËTË HALL ME BANKAT!

🔴 RRINI TË QETË DHE BËNI DURIM, ITALIA MASAT EKONOMIKE I MORI PAS NJË MUAJI, SEPSE NUK ËSHTË 7×7=42 KJO PUNË, NDËRSA NE DO T’I KEMI GATI KËTË JAVË! KURSE BIZNESI QË KA HALLIN E KËSTEVE ME BANKAT, DO TA KETË ZGJIDHJEN SOT!

🔴 NA I BËNI HALLALL SHQETËSIME TË TILLA DHE MOS E VINI ASNJË SEKONDË NË DYSHIM SE MUA MË KENI NË KRAH DHE ME SYTË E VESHUR HAPUR DITË-NATË PËR TË LEXUAR E DËGJUAR HALLET TUAJA!

🔴JU TË GJITHË JENI FAMILJA IME NË KËTË LUFTË DHE ASGJË QË DO TA BËJA PËR FAMILJEN TIME, NUK DO TA LE PA BËRË PËR JU! ME MISH E ME SHPIRT

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments