×
Tuesday, October 21, 2025

Këshilli i Sigurimit të OKB-së diskuton raportin për Kosovën

October 21, 2025


Këshilli i Sigurimit mblidhet sot në Nju Jork aty ku pikë diskutimi pritet të jetë edhe Kosova.

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka udhëtuar për në Nju Jork për të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që do të mbahet sot.

“Në këtë seancë do të shqyrtohet raporti periodik i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për zhvillimet në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Gërvalla do të raportojë për punën e institucioneve të Republikës së Kosovës.

“Në tetor, Këshilli i Sigurimit pritet të mbajë takimin e dytë informues të vitit mbi raportin e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm mbi Misionin e Administratës së Përkohshme të OKB-së në Kosovë (UNMIK) dhe situatën në Kosovë. Zëvendëspërfaqësuesi Special i OKB-së, Milbert Dongjoon Shin, është ai që pritet të informojë”, thuhet në njoftimin e OKB-së.




Comments are closed.