×
Tuesday, March 28, 2023

“Je gënjeshtar”/ Balla i pëgjigjet Bashës: Taksa e biznesit të vogël është zero!

October 17, 2020



Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së Lulzim Bashës, i cili tha se qeveria nuk i ka zeruar taksat për biznesin e vogël.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook numri dy i PS-së, Balla deklaron se Basha gënjen kur thotë që taksa për biznesin e vogël nuk është zeruar dhe i kujton Bashës një video, në të cilën shfaqet pronar i një biznesi të vogël në krahë të Lulzim Bashës, i cili e thotë me gojën e tij se nuk paguan taksa, pasi qeveria i ka zeruar ato.

Sipas Ballës, taksa e biznesit të vogël është zero! Dhe kush di pak faaare matematikë, nuk mund të ulet përtej zeros.

Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra. Edhe kur gënjeshtari përsëritës bën laps(use)😂, janë qytetarët ata që gjykojnë, kush thotë të vërtetën dhe kush gënjen.

Taksa e biznesit të vogël është ZERO! Dhe kush di pak faaare matematikë, nuk mund të ulet përtej ZEROS. Por siç thoshte Jozefina me të drejtë, Lulezimi gënjen edhe kur e pyet sa është ora🤯.”, shkruan Balla.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments